Site icon Telegrafi

Marash Kumbulla: Ishte një ndeshje e vështirë, por luajtëm mirë

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla ka folur pas ndeshjes ndaj Uellsit, duke e vlerësuar si pozitive në përgjithësi ndeshjen.

Shqipëria barazoi pa gola 0-0 ndaj Uellsit në një ndeshje, ku djelmoshat tanë patën diçka më shumë nga loja.

Pas ndeshjes, mbrojtësi i Romës, Kumbulla e ka vlerësuar si pozitive ndeshjen, ndërsa shtoi se duhen të përmirësohen në disa aspekte.

Lexo po ashtu Kapiteni Amir Abrashi: Ndeshje e luftuar, luajtëm mirë në pjesën e parë

“Ishte një ndeshje e vështirë, besoj se luajtëm mirë në aspektin mbrojtës, jo vetëm ne, lojtarët mbrojtës, por dhe sulmuesit”, ka thënë fillimisht Kumbulla pas ndeshjes.

“Kishim disa shanse, gabuam, por nuk ka rëndësi, sepse jemi mirë”.

Lexo po ashtu “Ndeshje jo edhe aq miqësore”, përballja e Shqipërisë ndaj Uellsit u përshkua me shumë tensione dhe kacafytje mes lojtarëve

“Besoj se do të përmirësohemi në anën taktike, e kemi provuar në stërvitje, por nga ndeshja në ndeshje do të përmirësohemi”, përfundoi mbrojtësi shqiptar.

Ndryshe, ndeshja u përshkua me disa tensione të kohëpaskohshme, ku nuk munguan edhe kartonët e verdhë. /Telegrafi/

Exit mobile version