Telegrafi

Maradona nuk ndalet, sulmon prapë Icardin

Diego Maradona edhe një herë është rikthyer në skenë me komentet e tij për Mauro Icardin.

Legjenda argjentinase ka thënë se do dëshironte të shikonte sa më larg yllin e Interit nga Kombëtarja e Argjentinës.

Lexo po ashtu Maradona fjalë të rënda për Icardin: Është i vdekur për mua!

“Le të jetë Icardi sulmuesi i shtatë dhe jo i katërti. Para tij do preferoja 43-vjeçarin Bazan Vera”.

“ Më të vërtet më pëlqen Lucas Pratto. Do preferoja që Icardi të qëndron sa më larg Kombëtares së Argjentinës”, ka thënë Maradona për Radio Rivadavia.

Tani do të presim a do të vijë përgjigjja e Icardit, por kujtojmë se para disa muajsh sulmuesi i Interit kishte thënë se Maradona nuk është shembull për asgjë. /Telegrafi/