Diego Maradona edhe një herë është rikthyer në skenë me komentet e tij për Mauro Icardin.
Legjenda argjentinase ka thënë se do dëshironte të shikonte sa më larg yllin e Interit nga Kombëtarja e Argjentinës.
“Le të jetë Icardi sulmuesi i shtatë dhe jo i katërti. Para tij do preferoja 43-vjeçarin Bazan Vera”.
“ Më të vërtet më pëlqen Lucas Pratto. Do preferoja që Icardi të qëndron sa më larg Kombëtares së Argjentinës”, ka thënë Maradona për Radio Rivadavia.
Tani do të presim a do të vijë përgjigjja e Icardit, por kujtojmë se para disa muajsh sulmuesi i Interit kishte thënë se Maradona nuk është shembull për asgjë. /Telegrafi/