Site icon Telegrafi

Maradona: Nuk ishte penallti, pasi Vazquez e hodhi veten në tokë – edhe unë do ta bëja të njëjtën

LONDON, ENGLAND - OCTOBER 22: Diego Maradona waves to fans prior to the Premier League match between Tottenham Hotspur and Liverpool at Wembley Stadium on October 22, 2017 in London, England. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

Penalltia e dhënë në minutën e fundit në ndeshjen Real Madrid – Juventus, ka ndarë në dysh shumë legjenda të futbollit.

I fundit që e dha mendimin e tij është legjenda argjentinase Diego Maradona, i cili beson që penallti e dhënë në favor të Lucas Vazquez, nuk ishte.

Mehdi Benatia ndërhyri nga prapa, ndërsa deri më tani janë dhënë disa versione.

Penalltia e dhënë (Getty)

“Nuk ishte penallti, jo”.

Maradona vazhdoi ta komentojë me reporterët.

“Kur Ronaldo e kishte topin, Lucas e hodhi vetën në tokë pasi ishte afër me Buffonin dhe e kishte Benatia pas”.

Foto: Getty Images

“Ai e bëri atë që do ta bëjë unë, e kapi rastin dhe hodhi vetën”, ka thënë Maradona.

Ajo penallti e vendosi ndeshjen pasi që rezultati i përgjithshëm ishte 3-3 deri në ato momente. /Telegrafi/  

Exit mobile version