Legjenda argjentinase e futbollit, Diego Maradona, nuk ka marrë pjesë në premierën e filmit dokumentar mbi jetën e tij në Festivalin e Filmit në Kanë, për shkak të një dëmtimi të shpatullës, njoftuan producentët e filmit.
“Diego Maradona me keqardhje të thellë njofton se nuk mund të marrë pjesë në premierën botërore të filmit të tij”, kanë thënë producentët, transmeton KP.
Filmi ndjek ngritjen e yllit argjentinas në Napoli, përmes titullit të kampionatit botëror si kapiten i Argjentinës, por edhe ndriçimin dhe momentet e ngritjes së tij, jetën ekstravagante dhe luftën me varësinë e drogës.
Dokumentari “Diego Maradona” është në regji të Asif Kapadia, i cili bëri filmin “Senna”, në lidhje shoferin e Formula 1 me të njëjtin emër dhe “Amy” kushtuar këngëtares Amy Winehouse.