Site icon Telegrafi

Maradona komenton mos ftesën nga Messi për dasmë, flet edhe për Trumpin, Putinin e Castron

Lionel Messi është martuar me Antonella Roccuzzon dhe në dasmë nuk u ftua Diego Maradona, i cili në një mënyre u injorua nga ylli i Barcelonës.

Legjenda argjentinase e komentoi mungesën e tij në listën e të ftuarve duke thënë se nuk i ka mbetur hatëri.

Lexo po ashtu Historia e dashurisë: Messi e njohu dashurinë e tij që nga mosha pesë vjeçare (Foto)

“Urime dhe shpresoj të kenë sa më shumë fëmijë të shëndetshëm. Ai e din se e dua shumë”, ka thënë 56-vjeçari për një media ruse.

“Ftesa ime mund të ketë humbur diku rrugës, por kjo nuk do e ndryshojë mendimin tim për atë. Ai është një sportist i madh dhe person i shkëlqyer”.

Messi nuk ishte vetmi njëri që Maradona ka dështuar ta takojë, argjentinasi nuk ka arritur të takohet me Vladimir Putin gjatë Kupës së Konfederatave përkundër dëshirës së madhe.

Lexo po ashtu Dukja e yjeve të futbollit në dasmën e Messit (Foto)

“Ai është idoli im. Në murin e shtëpisë time kam dy portrete afër njëra-tjetrës, atë të Fidel Castros dhe Vladimir Putinit”.

Ndërsa për presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, ka thënë se është më shumë si një ‘personazh i filmave të animuar”. /Telegrafi/

Exit mobile version