Maqedonisë do t’i duhen shumë mjete financiare për ta ulur ndotjen e ajrit. Vetëm për Shkupin, që ndotja të ulet me 50%, shteti do të duhet që të harxhoj 380 milionë euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këto mjete do të ishin të nevojshme për zgjerimin e një sistemi të ngrohjes në Shkup, realizimin e masave për efikasitet energjetik në objekte dhe ndërrimi i pajisjeve për ngrohje në amvisëri.
Kjo e dhënë e hulumtuesve të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) u përmend në forumin e bashkësisë akademike për mundësitë e uljes së ndotjes së ajrit të shkaktuar nga ngrohja në amvisëri.
Ndotja e ajrit i kushton Maqedonisë 325 milionë euro të përllogaritura nga Banka Botërore si harxhime për zgjidhjen e problemit të ndotjes së ajrit./Telegrafi/