Maqedonia dita ditës bëhet vend i dëshiruar nga turistët që vizitojnë vendet rekreative dhe historike në vend.
Enti shtetëror për statistika ka publikuar numrat e vizitave për muajin qershor të këtij viti.
Gjithësejt 84.778 turistë e kanë vizituar vendin gjatë qershorit. Ky numër ka shfrytëzuar 197.016 netë fjetjeje gjatë këtij muaji nëpër hotelet dhe bujtinat që lëshohen me qera.
Numri i turistëve që kanë fjetur nëpër ambientet hotelierike në Maqedoni për muajin qershor është rritur për 18 përqind në krahasim me vitin e kaluar, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Numri i përgjithshëm i turistëve në krahasim me qershorin e vitit 2016 është rritur për 4%.
Për periudhën janar-qershor të këtij viti ka pasur 12.6% më shumë turist se vitin e kaluar. /Telegrafi/