Site icon Telegrafi

Maqedoninë e pret një tjetër vit i vështirë ekonomik (Video)

Edhe një vit i vështirë dhe i pasigurt e pret ekonominë e vendi. Përveç krizës së thellë që ka ndikuar në përkeqësimin e situatës edhe në aspektin financiar, situatën do ta rëndojnë edhe shpenzimet për zgjedhjet e lokale të pranverës, që gjithsesi do të reflektojnë në ekonomi.

“Në pranverë do të merremi me zgjedhjet lokale, që do ta shmangin vëmendjen nga ekonomia. Deri në mes të vitit do të jemi nën reflektimin e ngjarjeve të tilla politike, diku në maj do të ndodh rishikimi i parë i buxhetit, pastaj pas pushimeve do të vijojë edhe rishikimi i dytë. Pra kështu sikurse e shoh viti 2017 do të jetë kopje e 2016-tës”, deklaroi Pavle Gacov, kryetarë i shoqatës së këshilltarëve tatimor.

Për të shmangur pasojat e rënda, ekonomistët thonë se janë të nevojshme reforma strukturore që do të jenë afatgjate.

“Do të duhet ta thellojmë lidhjen me sektorin vendor të biznesit dhe gjithsesi të gjejmë mënyrë ta nxisim biznesin vendor të jetë bartës i rritjes ekonomike”, u shpreh Blagica Petreski nga Finance thinj.

Pasiguria politike u reflektua në ekonomi. Ky vit do të përfundojë me rritje të dobët ekonomike, vetëm prej 2%. Investitorët e huaj dhe vendor u treguan të përmbajtur, ndërsa shtytësi kryesor i rritjes ishte
Përmes huamarrjeve shtesë borxhi publik u rrit në 50.6% dhe kjo supozoj që do të jetë një nga temat kryesore se si do t’i konsolidojmë financat fiskale në vitet e ardhshme.

“Lufta për blerës, likuiditet, si dhe kthimi i TVSH-së ishin problem. Ndonëse në fund të këtij viti u përmirësua afati për kthimin e TVSH-së, ai ishte një nga kushtet e shumta që ndikoi në klimën e përkeqësuar afariste. Këtu do t’i përjashtoja kompanitë nga zonat zhvillimore teknologjike-industriale dhe sektorin bankar, që do të shprehin fitime në shuma milionëshe prej 40 milionë euro, që mendoj se është e tepërt për një vit të këtillë dhe ekonomi të këtillë si kjo e Maqedonisë”, nënvizoi Pavle Gacov, kryetar i Shoqatës së këshilltarëve tatimor.

Në vitin 2016 deri në tetor në vend kanë hyrë 197 milionë euro investime të drejtpërdrejta nga jashtë, që në raport me një vit më parë është për rreth 9 milionë euro më pak. /Telegrafi/

Exit mobile version