Telegrafi

Maqedonia zyrtarisht eksportuese e mishit në BE

Maqedonia edhe zyrtarisht është vendosur në listën e vendeve të cilat mund të eksportojnë mish të freskët gjedhi në BE, njoftoi sot drejtori i AUV, Zoram Popovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Nga 7 marsi, kur Maqedonia edhe zyrtarisht është vendosur në listë, kompanitë tona nga industria e mishit dhe thertoret mund të eksportojnë mish gjedhi jo vetëm në vendet e BE-së, por edhe në vendet e treta. Kjo nënkupton përvetësim të tregjeve të reja, por edhe mundësi më shumë për realizim të investimeve të reja vendore dhe të huaja në këtë sektor’, theksoi Popovski.

Veçmë ka informacione, shtoi ai, se kompanitë e huaja janë të interesuara për hyrje në prodhimin primar.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, nënvizoi se në Maqedoni po ulet numri i shpendëve, ndërsa fermat i përmbushin nevojat vendore për mish të freskët derri.

Nga janari Maqedonia është vendosur në listën për eksport të vezëve për konsum, shpendëve, mishit të shpendëve dhe peshkut në tregjet e BE-së. /Telegrafi/