Gazeta gjermane ”Frankfurter Allgemeine Zeitung” shkruan se vendet e Ballkanit me vite pohojnë se e luftojnë korrupsionin, por në të vërtetë rajoni, përfshirë edhe anëtaret ballkanike të BE-së, zhyten në korrupsion, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kjo gazetë pohon se në pesë nga nëntë vendet e Ballkanit, është rritur korrupsioni, ndër ta është Maqedonia, por edhe Kroacia, anëtare e BE-së.
Sipas gazetës, 28% e personave të anketuar të Maqedonisë, kanë patur raste kur kanë paguar rryshfet./Telegrafi/