Sipas ”Business Insider UK”, Maqedonia radhitet e para në mes vendeve me taksa mët ë ulëta në botë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Taksa mesatare në Maqedoni prej 7.4% është më e ulëta në nivel global. Maqedonia është i vetmi vend me normë tatimore të përgjithshme për biznes më të ulët se 10%, ndërkaq në listën e 29 shteteve me taksa më të ulëta vërehet një koncentrim shtetesh të pasura me naftë në gadishullin arabik. Pas Maqedonisë radhiten, Katari, Kuvajti.
Nga vendet ballkanike, Kroacia është e 11-ta me 18.8%; Mali i Zi është në vendin e 17 me 9% të taksës në fitim, kurse Bosnja e Hercegovina është në vendin e 21-të, kurse Bullgaria është e fundit.
Kjo listë është përpiluar në bazë të rangimit të fundit për konkurencë globale të vendeve nga Forumi Botëror Ekonomik dhe llogaritja për normëm e përgjithshme tatimore të Bankës Botërore./Telegrafi/