Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçetha se “për strategjitë e pushimeve verore dhe udhëtimeve gjatë kohës së pandemisë do të diskutohet pasi që të ketë koordinim me vendet fqinje”.
Ai tha se po koordinohet dhe shkëmben informacione për aktivitetet me ministrat e vendeve fqinje dhe se, siç tha Filipçe, duhet të ketë një konferencë të përbashkët, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Ashti siç më njoftoi kolegu grek, ata planifikojnë hapjen e kufijve në qershor”, tha Filipçe duke shtuar se duhet të jepen masa të reja të cilat do t’i respektojnë të gjithë qytetarët nga të gjitha vendet përreth.
Ndryshe, Sllovenia ju ka rekomanduar qytetarëve të udhëtojnë me automjet në destinacione të afërta dhe të mos përdorin aeroplanë dhe anije./Telegrafi/