Site icon Telegrafi

Maqedonia vazhdon të zhytet në borxh

Qeveria e Maqedonisë planifikon edhe një huamarrje javën e ardhshme nga kreditorët e brendshëm, në vlerë prej 75.7 milionë euro, ndërkaq po aq ditën tjetër Ministria e Financave duhet të kthejë në bazë të borxheve që duhet kthyer, transmeton Telegrafi.

Huamarrja e radhës do të realizohet përmes ankandit të letrave shtetërore me vlerë. Ndërkohë, rasti i vetos për huamarrje ende pret zgjidhje para Gjykatës së Lartë administrative. Deri në fund të gjysmës së parë të vitit janë caktuar edhe 15 ankande të letrave shtetërore me vlerë./Telegrafi/

Exit mobile version