Site icon Telegrafi

Maqedonia sot do të shënojë Ditën Botërore të Tokës

Maqedonia sot do të shënojë Ditëb Botërore të Tokës, me qëllim që të ngritet niveli i vetëdijes tek banorët e planetit për mbrojtje të ambientit jetësor, të largohen nga ndotja e ajrit dhe ujit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nën moton “Mendo globalisht – vepro lokalisht” klubi nga Manastiri “Shirok Sokak” këtë ditë do ta shfrytëzojë për kthimin e vëmendjes në rëndësinë e Planetit Tokë për mbijetesën e njeriut.

Dita e planetit Tokë do shënohet në më shumë se 193 shtete. Kombet e Bashkuara me manifestime të ndryshme do të tentojnë të mobilizojnë miliona njerëz për përmbajtje, natyrë të paastër dhe gjelbërime të qyteteve. Për këtë qëllim do të organizojnë fushatën “Qytete të gjelbërta”.

Vitin e kaluar në Ditën Botërore të Tokës u nënshkrua Marrëveshja e Parisit për klimën. Për herë të parë Dita Botërore e Tokës është mbajtur më 22 prill të vitit 1970 në SHBA, ndërsa nga viti 1992 shënohet në gjithë botën./Telegrafi/

Exit mobile version