Site icon Telegrafi

Maqedonia do të paditet për nivelin e lartë të ndotjes së ajrit

Aktivistë qytetarë, Ambasada e fëmijëve “Megjashi”, gazetarë për të drejtat e njeriut, të gjithë së bashku kanë paralajmëruar padi në gjykatat e vendit dhe të jashtme, për Maqedoninë.

Kjo ka të bëjë me nivelin e lartë të ndotjes së ajrit në këtë vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Organizatorët kanë inicuar një peticion për tolerancë zero, duke kërkuar ndihmë edhe nga avokatët të cilët vullnetarisht do t’u ndihmojnë në realizimin e qëllimeve të tyre.

Njiherit, u bëjnë thirrje edhe organizatave ndërkombëtare që të ndihmojnë në luftën për jetë dhe për zgjidhjen e problemit me ndotjen e ajrit në Maqedoni.

Hulumtimet e fundit thonë se shteti ndal 300 milionë euro për shërim të qytetarëve, nga pasojat e përfituara nga ndotja e ajrit, kurse vetëm 1.5 milionë euro për strategjinë “Ajri i pastër”./Telegrafi/

Exit mobile version