Edhe pse projekti i Bashkimit Evropian është vënë në dyshim, nëse BE e vazhdon jetëgjatësinë e vet, Shqipëria mund të hyjë në union diku nga viti 2025. Ky është parashikimi i revistës “Politico”. Ka qenë kjo medie, e cila ka dhënë parashikimin, në artikullin me titull: “Gara për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian”, njofton gazeta Koha.
Sipas parashikimit të “Politico”, Shqipëria nuk hyn në BE përpara vitit 2025. Ndërkaq, për vendet e tjera është dhënë ky parashikim: Mali i Zi nuk hyn në BE përpara vitit 2027, Serbia nuk hyn në BE përpara vitit 2027, Bosnja nuk hyn në BE përpara vitit 2027, Kosova po ashtu nuk hyn në BE përpara vitit 2027, Maqedonia nuk hyn në BE përpara vitit 2030
Një parashikim “shokues” është ai për Turqinë. Ankaraja, sipas parashikimit të “Politico” nuk hyn kurrë në Bashkimin Evropian.