Site icon Telegrafi

Maqedonia sot e shënon ’11 Tetorin’, Ditën e kryengritjes popullore

Ministria për Punë dhe Politikë Sociale informon se, sipas Ligjit për festa në Republikën e Maqedonisë, 11 tetori 2016, sot është Dita e Kryengritjes popullore, është ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë.

MPPS u’a uron të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë Ditën e Kryengritjes popullore.

Maqedonia sot e shënon sot 75-vjetorin nga fillimi i kryengritjes antifashiste dhe lufta nacional-çlirimtare.

Kryengritja e organizuar filloi në vitin 1941 kur luftëtarët e parë partizan të Prilepit e sulmuan patrullën policore bullgare dhe rrjetin telefoniko-telegrafik në Prilep, ndërsa ditën tjetër, më 12 tetor, u prononcuan edhe partizanët nga Aradha e Kumanovës.

Veljanovski mbrëmë bëri thirrje në avancimin e unitetit mes partive politike dhe përparimin e zhvillimit të shtetit. /Telegrafi/

Exit mobile version