Site icon Telegrafi

Maqedonia siguroi mjete për 800 kilometër rrugë

Rreth 800 kilometra do të ndërohten, riparohen dhe janë siguruar rreth 270 milionë euro, njoftoi sot kryeministri Zoran Zaev, duke e prezantuar strategjinë dhe planet të Qeverisë për ndërtimin e infrastrukturës rrugore.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski njoftoi se do të tejkalohen të gjitha pengesat në autostradën Demi Kapi-Smokvicë dhe pritet që të lëshohet për përodrim në fund të prillit, kurse autostrada Milladinoc- Shtip të kryhet deri në fund të shtatorit.

Një pjesë e këtyre mjeteve buxhetore janë siguruar nga buxheti shtetëror, kurse një pjesë nga institucionet ndërkombëtare.

Punimet në autostradën Kërçovë-Ohër do të vazhdojnë dhe afati i përfundimit është shtyrë për më 2021./Telegrafi/

Exit mobile version