Site icon Telegrafi

Maqedonia sërish me ajër të papastër

Shkupi përsëri ndodhet në listën e top 10 vendeve me ndotje të ajrit.

Stacionet matëse sot pasdite regjistruan grimca PM10 që janë kancerogjene në Shkup, përkatësisht në Lisiçe, Gazi Babë, Karposh si dhe në qytetet Tetovë, Gostivar, Manastir, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ministri Nuredini dhe zëvendësministri i Mjedisit Jetësor, Janki Makraduli tashmë dy ditë nuk sqarojnë arsyet e ndotjes së ajrit dhe çfarë po ndërmerret.

Dyshimi kryesor i organizatave joqeveritare është se ndotësi më i madh është djegia e mbeturinës, gjegjësisht mbeturina e brendshme por edhe mbeturinat që importohen.

Problemi i ndotjes së ajrit është problem i kamotshëm i Maqedonisë. Shkupi ashtu sikurse qytetet tjera të Maqedonisë disa herë kanë qenë në listën e qyteteve me ajër më të ndotur në botë. Qeveria ka vendosur problemin e ndotjes së ajrit në prioritet qeveritar ndërsa opozita akuzon se asgjë nuk është ndërmarrë.

Edhe kryetari Stevo Pendarovski para disa javë mbajti takim me shoqatat ekologjike në mbledhjen e Këshillit për Siguri ku u diskutua për problemin e ndotjes së ajrit ndërsa shoqatat ekologjike atij i parashtruan katër kërkesa./Telegrafi/

Exit mobile version