Shkupi për pak kohë kishte ajër të pastër por ndotja përsëri u rikthye.
Sot pasdite, sipas ‘Airvisual’, Shkupi ishte në vendin e 14-të në botë për nga ndotja e ajrit, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas stacioneve që masin cilësinë e ajrit, për momentin qytete me ajër të ndotur janë thuajse gjitha qytetet e Maqedonisë.
Tetova, Strumica, Kavadari, Lisiçe, Rektorat dhe Karposh, Kumanova, Kërçova dhe Gostivari janë me ajër tepër të ndotur që dëmton shëndetin e qytetarëve./Telegrafi/