Ministrat i Bujqësisë i Maqedonisë, i Tregtisë nga Serbia dhe i Ekonomisë nga Bosnja e Hercegovina, si dhe përfaqësuesi i Malit të Zi, sot në takim në Beograd kanë përshëndetur vendimin e Prishtinës për tërheqjen e pjesërishme të doganave për prodhimet bujqësore.
Ministrat në takimin e sotëm kanë kërkuar që Kosovë të tërheq plotësisht vendimin për rritjen e doganave edhe për prodhimet tjera, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Një nga përfundimet e takimit ishte se çdo vend mund të vendos kundërmasa, nëse Kosova në kohë të shkurtë nuk largon barrierat për tregti të lirë.
Ministrat sollën vendim për formimin e një trupi operativ, me qëllim të pengimit dhe zgjidhjen e problemeve të ardhshme për tregti të lirë në rajon. Ata thanë se janë kundër fillimit të luftave doganore mes vendeve të rajonit.
Ministri i Bujqësisë i Maqedonisë Ljupço Nikollovski, tha se Maqedonia është shteti më i prekur nga masat e Kosovës.
“Presim që Kosova menjëherë të shfuqizojë masat, në të kundërtën Maqedonia do të merr gjitha hapat dhe masat që janë në funksion të mbrojtjes së bujqësisë së vendit tonë”, tha mes tjerash Nikollovski./Telegrafi/