Maqedonia është në gjendje të mjerueshme në menaxhimin me mbeturinat dhe mundësitë që ekzistojnë në qasje me ta, paralajmërojnë nga Shoqata për mjedis të pastër “Hajde Maqedoni”.
“Situata me menaxhimin me mbeturinat në Maqedoni karakterizohet para se gjithash si e suspenduar dhe joefikase, ndërsa sistemi është bllokuar nga mungesa serioze teknike dhe organizative. Kjo rezulton me sisteme të ndryshme jofunksionale në sistem kombëtare dhe komunal dhe efekte negative mbi ambientin jetësor dhe shëndetin e njerëzve”, thonë nga Shoqata, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ata gjithashtu thonë se rreth 99% e mbeturinave komunale në Maqedoni janë deponi, me çka humbet mundësia për ruajtjen e ambientit jetësor, hapjen e vendeve të reja të punës, materiale më të lira për industrinë dhe të ardhura për shtetin në formën e taksave./Telegrafi/