Site icon Telegrafi

Maqedonia përkrah themelimin e Ushtrisë së Kosovës

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, gjatë vizitës zyrtare në Maqedoni, u prit nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Në takim u bisedua për marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve fqinje, mundësitë për thellimin e tyre, si dhe angazhimi i të dyja vendeve për realizimin e qëllimit të përbashkëta për anëtarësim në NATO dhe BE.

Ishte konstatim i përbashkët se qeveritë kanë obligim që marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve ti shndërrojnë në politika reale, me të cilat do të mundësohet përparim plotësues në bashkëpunimin e përgjithshëm.

Ministri Berisha e njoftoi kryetarin Xhaferi me rrjedhën e procesit të transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke theksuar se FSK do të kontribuoj për paqen dhe sigurinë e gjithë rajonit.

Berisha ka folur edhe për aktivitetet në fushën e zhvillimit të bashkëpunimit me Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë, të cilin e vlerësoi si tejet pozitiv dhe dinamik, me perspektivë për avancimin e tij.

Ndërsa kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi, ka uruar Berishën për miratimin e Ligjeve për Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke theksuar se ky ka qenë një lajm i mirë për Maqedoninë. Ai ka premtuar edhe më tej përkrahje të pa-rezervë nga ana e Maqedonisë për anëtarësimin e Kosovës në nismat rajonale por edhe përkrahje në rrugën drejt integrimeve euroatlantike.

Exit mobile version