Telegrafi

“Maqedonia për pesë vjet mund të mbetet pa kontabilistë”

Për pesë vjet Maqedonia mund të mbetet pa kontabilistë. Në këtë drejtim tani për tani ka 7.197 profesionistë të autorizuar, ndërsa ekzekutorë të këtij aktiviteti janë 1221. Nga numri i përgjithshëm 24 për qind janë të moshës deri në 35 vjet, ndërsa 51 për qind tejkalojnë moshën 55 vjeçare, thekson Oda Ekonomike e Maqedonisë (OEM).

Në konferencë për shtyp OEM informoi se deri tek qeveria është dorëzuar iniciativë për përkthimin e të gjitha standardeve ndërkombëtare, për raportim financiar, që kanë vuajtur ndryshime nga viti 2009 e këtej.

“Kontabiliteti duhet të ngrihet në nivel shumë më të lartë, të trajtohet si profesion profesional, analitik që biznesit t’i mundësojë sjellje të vendimeve të nevojshme menaxhuese”, tha Aneta Trajkovska, drejtoreshë në Odën Ekonomike të Maqedonisë.

Ndërsa sipas Lençe Papazovska nga Lidhja e Kontabilistëve, kontabilistët duhet t’i ndjekin të gjitha ndryshimet, veçanërisht në rregullativën ligjore, të marrin njohuri për analizën e raporteve financiare, të kenë rol më aktiv, e jo vetëm të kryejnë futje të të dhënave.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Papazovska tha se ende ka konkurrencë jolojale gjatë dorëzimit të raportit tek Drejtoria e të Ardhura Publike./Telegrafi/