Site icon Telegrafi

Maqedonia pasurohet me 80 hotele të reja brenda pesë viteve

Maqedonia bëhet me 80 hotelë të ri. Në periudhën prej pesë viteve prej 2010 deri 2015 numri i hoteleve në Maqedoni prej 147 ka arritur në 229, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Hotelet janë ndërtuar në gjithë pjesët e shtetit: Shkup, Ohër, Strugë, Mavrovl, Gjevgjeli, ndërsa pjesa më e madhe e tyre janë me tre yje.

Kompetentët thonë se me zhvillimin e turizmit viteve të kaluara, është rritur nevoja për kapacitete të reja të vendosjes së turistëve.

Për momentin, kriza politike nuk ka ndikim të madh në turizmin, por kompetentët paralajmërojnë se nëse nuk zgjidhet shpejtë, kriza mund seriozisht të dëmtojë turizmin./Telegrafi/

Exit mobile version