Site icon Telegrafi

Maqedonia, partner i Panairit të bujqësisë dhe ushqimit “AGRA FAIR” 2018

Vitin e ardhshëm Republika e Maqedonisë do të jetë shteti partner i Panairit të 56-të për bujqësi dhe ushqim “AGRA FAIR”, i cili çdo vit mbahet në Gorna Radgona të Sllovenisë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Partner i sivjetëm i panairit ishte Republika Popullore e Kinës.

Ftesën për partneritet, ministrit për Bujqësi, pylltari dhe ujëra të Maqedonisë, Ljupço Nikollovski ia dorëzoi homologu i tij slloven dhe njëherit zëvendës kryeministër i Sllovenisë, Dejan Zhidan.

Kjo mund të konsiderohet një sukses i madh për Republikën e Maqedonisë, nëse e kemi parasysh se bëhet fjalë për një nga panairet më të mëdha ndërkombëtar të organizuar në Evropën Qendrore dhe Lindore. Këtë vit në panair prezantohen mbi 1.700 ekspozues nga mbi 30 shtete të ndryshme, ndërsa për Maqedoninë ishte siguruar hapësirë prej 9 m2 për prezantimin e prodhimeve organike të vendit.

Në suaza të panairit të sivjetëm, ministri Nikollovski takimin kryesor e realizoi me homologun slloven, Dejan Zhidan ku morri premtime për asistencë logjistike në pjesën e përmirësimit të funksionimit të agjencive të ndryshme në kuadër të Ministrisë për bujqësi, pylltari dhe ujëra./Telegrafi/

Exit mobile version