Telegrafi

Maqedonia pa asnjë medalje në LO, ishte vetëm pjesëmarrëse!

Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’ sapo kanë përfunduar. Brazili organizoi LO për të 31 herë, u zhvilluan ngjarje të mëdha ndërkombëtare multi-sportive, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në Lojërat Olimpike morën pjesë më shumë se 11 mijë atletë nga 206 shtete anëtare të Komiteteve Olimpike Kombëtare (NOCs), duke përfshirë Kosovën dhe Sudanin Jugor ku për herë të parë, morën pjesë në këtë ngjarje sportive. Ndonëse për Maqedoninë nuk është hera e parë që merr pjesë në LO, por fati nuk e shoqëroi edhe kësaj radhe. Maqedonia nuk fitoi asnjë medalje, u vlerësua vetëm si pjesëmarrëse.

Maqedonia mori pjesë me gjashtë sportistë, ndër të cilët edhe shqiptarja Drita Islami. /Telegrafi/