Bashkësia Energjetike Evropiane (BEE) i propozon Maqedonisë që të zbatojë tarifën e lirë të rrymës elektrike vetëm për këtegorinë sociale dhe për periudhë kohohre prej dy vitesh, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Drejtori i Sekretariatit të BEE-së, Janez Kopaç, që sot pati takim me Komisionin kuvendor për çështje ekonomike, deklaroi se detajet e Qeverisë për kthimin e tarifës së lirë janë të panjohura për të, por përjashtimet janë të mundshme nëse argumentohen mirë, nëse janë të afatizuar dhe nëse harxhimet e bëra gjatë realizimit të paguhen nga buxheti i shtetit.
Qeveria ka paralajmëruar se kthimi i tarifës së lirë nuk do të jetë në kundërshtim me rregulloren e Bashkimit Evropian./Telegrafi/