Organizata më e madhe e grave joqeveritare në botë, e cila ka rreth 150.000 anëtare nga më shumë se 100 vende ‘International Inner Wheel’ vazhdon zgjerimin e saj global, duke krijuar një të klub të ri “Rinia” nën emrin Europea, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Një nga vendet e para në klubin Europea është edhe Maqedonia e cila në fundjavë u themelua nga Inner Wheel Club Shkup Europea.
Maqedonia, edhe pse vend i vogël dhe përsëri fuqishëm ka përparuar në fushë veprimimin proaktiv të klubit Inner Wheel në nivel vendor dhe ndërkombëtar, e udhëhequr nga Aneta Antova Pesheva, kryetare e Inner Wheel Qarkut 255 Maqedoni, klubi që sjell së bashku të gjitha klubet te Inner Wheel nga Shkupi, Manastiri, Velesi dhe Kumanovë.
‘Si kryetare e Qarkut të Maqedonisë 255 edhe më shumë jam e kënaqur me atë që kam bërë deri më tani dhe më bën shumë të lumtur krijimi i klubit të ri. Dëshmi se puna jonë është vlerësuar dhe e njohur në botë, është prania e e trembëdhjetë delegatëve nga jashtë, të cilët erdhën për të na dhënë mirënjohje dhe mbështetje’, tha Pesheva. /Telegrafi/