Instituti “Legatum” nga Londra ka publikuar indeksin e saj të dhjetë jubilar-global për vendet me më prosperitet, e cila është një listë e vendeve më me prosperitet në botë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në indeksin “Legatum”, Maqedonia është në vendin e 53, kurse më mirë nga rajoni rangohet Sllovenia, që është në pozicionin e 20 në listë. Kroacia është e 43, Greqia e 44, Bullgaria e 57, Mali i Zi e 58, Serbia e 66, Shqipëria e 77, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina mungon në listë e 149 vendeve.
Përndryshe, sipas indeksit, vendi më i zhvilluar në botë është Zelanda e Re, e ndjekur nga Norvegjia, Finlanda, Zvicra dhe Kanadaja. /Telegrafi/