Siç raporton “The Guardian”, rreth 98 për qind e evropianëve thithin ajër të ndotur, ndërsa situata është më e vështira në Maqedoninë e Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Rreth 400.000 vdekje në vit janë të lidhura me ndotjen e ajrit. Europa po përballet me një “krizë të rëndë të shëndetit publik”, me pothuajse të gjithë në kontinent që jetojnë në zona me nivele të rrezikshme të ndotjes së ajrit, thuhet në një analize të gazetës britanike.
Pothuajse dy të tretat e njerëzve në vend jetojnë në zona me më shumë se katër herë më shumë se udhëzimet e OBSH-së për PM2.5, ndërsa katër zona u zbuluan se kanë ndotje të ajrit pothuajse gjashtë herë më të lartë se rekomandimet, përfshirë kryeqytetin, Shkupin.
Të dhënat tregojnë se pothuajse të gjithë banorët në shtatë vende të Evropës Lindore – Serbi, Rumani, Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Poloni, Sllovaki dhe Hungari, kanë të paktën dy herë më shumë ajër të ndotur sesa udhëzimet e OBSH-së. Maqedonia e Veriut prej vitesh po përballet me problemin e ndotjes së lartë të ajrit./Telegrafi/