Telegrafi

Maqedonia në Aspire Magazine, edicion special për turizëm luksoz

Agjencia për Promovim dhe Përkrahje të Turizmit në Republikën e Maqedonisë u paraqit në Aspire Magazine, edicioni special i Travel Weekly për turizëm luksoz, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Lela Krstevska, drejtoreshë e Agjencisë për Promovim dhe Përkrahje të Turizmit, në intervistë për këtë magazinë i potencon bukuritë natyrore të Maqedonisë dhe potencialet me të cilat disponon për këtë lloj të turizmit.

Për shkak të interesit të shprehur nga publiku britanik, Agjencia për Promovim dhe Përkrahje të Turizmit këtë vit në nëntor do të marrë pjesë në Aspire Forum, të organizuar nga Travel Weekly Group, ku do të realizojnë takime me mbi 20 operatorë turistik para të cilëve do të prezantohet oferta turistike për turizëm luksoz. /Telegrafi/