Telegrafi

Maqedonia në 2017 do të udhëheq me Komisionin e vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut

Zv.kryetari i Qeverisë së Maqedonisë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, mbrëmë në Zagreb mori pjesë në mbledhjen e Komisionit të vendeve partnere – anëtare të Kartës për bashkëpunim mes Maqedonisë, Shqipërisë, Kroacisë, Malit Zi, Bosnjës dhe SHBA-ve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo është mbledhja e fundit në kuadër të udhëheqjes së Kroacisë me Kartën, dhe në këtë mbledhje i’u dha Maqedonisë udhëqeqësia për përfaqësim të Komisionit gjatë vitit 2017.

Siç thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, vendet-anëtare kanë dhënë mbështetje të fortë të aspitatave të Maqedonisë, për antarësim të plotë në NATO dhe BE./Telegrafi/