Ka vazhuar huamarrja e qeverisë te kreditorët e brendshëm përmes nxjerrjes në ankand të letrave shtetërore me vlerë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Shuma e sotme e huamarrjes arrinë 93.65 milionë euro, pra 400000 euro më shumë se sa ishin parashikuar.
Në ankand janë nxjerrë letra me vlerë gjashtë dhe dymbëdhjetë muajshe, nga të cilat u morën gjithsej 91 milionë euro, kurse pjesa tjetër e huamarrjes është e afatit dhjetë vjeçarë.
Për ditën e nesërme, duhet të shlyhet borxhi prej 94 milionë euro, kurse ankandi i radhës është caktuar për më 29 mars./Telegrafi/