Site icon Telegrafi

Maqedonia merr leje për eksport të mishit të shpezëve në Bashkimin Evropian

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) bën të ditur se Maqedonia ka marrëleje për eksportimin e prodhimeve të ngrira të mishit të shpezëve në Bashkimin Evropian (BE), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zyrtarisht leja është fituar më 28 janar të këtijviti, ndërkaq është fituar edhe mundësia e tranzitimit të prodhimevenë vendet e treta. Kjo paraqet një mundësi të madhe për kompanitë e vendit që t’i plasojnë prodhimet e tyre në tregun e BE-së.

Kompanitë do të mund të eksportojnë vetëm mish gjoksi dhe kofsha shpezësh./Telegrafi/

Exit mobile version