Site icon Telegrafi

Maqedonia lider në rajon për burimet anonime në publikimet mediatike

Platforma evropiane për përgjigje të propagandës ruse, “BE vs Disinfo”, sot i publikoi rezultatet e hulumtimit të organizatës joqeveritare serbe CRTA, për gjendjen me mediat dhe dezinformimet në rajon.

Sipas hulumtimit, në Maqedoni më shpesh janë publikimet mediatike të cilat referohen në “burime anonime”, derisa Serbia udhëheq në publikimet mediatike pa kurrfarë burime të theksuara. Në Maqedoni burimet anonime më shpesh janë neutrale ndaj BE-së, pas çfarë pasojnë publikimet “pro BE” dhe publikimet “anti SHBA”. Publikimet “BE neutrale” dhe “pro BE” në përgjithësi dominojnë në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.

Në mediat e Maqedonisë mbizotëron politika si temë, me epërsi të komenteve “pro BE”, “pro SHBA” dhe “pro NATO” me 39% kundrejt 20% të publikimeve për “anti SHBA” dhe “anti NATO”. Pas politikës mediat e Maqedonisë e mbulojnë ushtrinë, ndërsa në vendin e tretë është ekonomia.

Politikani më i cituar në rajon është Zoran Zaev, më shpesh në kontekstin neutral BE, vijon presidenti serb Aleksandar Vuçiq, gjithashtu më shpesh në kontekstin neutral BE më tepër.

Ndërkaq, në Serbinë fqinje mbizotërojnë publikimet mediatike “pro ruse” dhe “anti SHBA”, transmeton “BE vs Disinfo”.

“BE vs Disinfo” është web platformë e fushatës së BE-së kundër dezinformimit rus që posedon bazë ndërkombëtare të kapshme publike të të dhënave në raste të dezinformimit./Telegrafi/

Exit mobile version