Site icon Telegrafi

Maqedonia ka siguruar 230 milionë euro për investime për vitin 2019

Përmes Bankës Botërore Maqedonia ka siguruar 230 milionë euro për zhvillimin e komunave, duke e vazhduar kështu procesin e decentralizimit.

Në çerekun e parë të vitit që vjen parashihen mjete për rrugë rajonale dhe lokale, ujësjellës, kanalizime, deponi rajonale dhe çerdhe fëmijësh, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo u bë e ditur nga vetë Kryeministri Zoran Zaev në konferencën komëbtare për decentralizim.

Nga ana tjetër, OSBE porositi se duhet të përcaktohen përgjegjësitë e qeverisjes lokale. Kurse Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BVLNJ) shpreh keqardhje që komunat nuk kanë bërë sa duhet, për shkak të borxheve./Telegrafi/

Exit mobile version