Site icon Telegrafi

Maqedonia ka përfituar mbi 12 milionë euro përmes programit Erasmus+

Përmes programit Erasmus +, në vitin 2016 në Maqedoni janë financuar 106 projekte me vlerë prej rreth pesë milionë euro, kurse deri tani, në përgjithësi janë përfituar 12 milionë euro. Kjo u tha në takimin joformal të studentëve alumni të programit Erasmus +. Në ekzistimin e deritanishëm të programit Erasmus +, nga viti 1987 e deri tani, janë mundësuar më shumë se nëntë milionë lëvizshmëri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo, siç theksoi zëvendëskryeministri për Eurointegrime Arbër Ademi, i cili mori pjesë në takim, flet majftueshëm për interesimin e subjekteve vendore për përdorimin e këtyre mjeteve si dhe për cilësinë e aplikacioneve.

Maqedonia është anëtare e plotëfuqishme e programit, kurse studentët i shfrytëztojnë të njëjtat të drejta dhe përfitime që i kanë edhe studentët e tërë Evropës./Telegrafi/

Exit mobile version