Site icon Telegrafi

Maqedonia ka importuar mbi shtatë milionë tonë mbeturina nga Bullgaria në periudhën 2012-2014

Siç raportojnë nga ‘Radio Evropa e Lirë‘, shtatë milionë tonë janë importuar nga Bullgaria. Në Maqedoni është importuar më shumë mbeturina se sa që vet shteti ka prodhuar.

Sipas informacioneve, nga vitit 2012 deri në vitin 2014 në vend janë importuar mbi 8.2 milionë tonë që është shumë më shumë nëse krahason me importimet gjatë viteve paraprake apo viteve më pas. Të dhënat gjithashtu tregojnë se Maqedonia mesatarisht ka prodhuar prej 700 deri 800 tonë mbeturina, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, nga gjithsej 8.209.733 tonë që në vitin 2014 kanë hyrë në vend nga vendet e jashtme, më së shumti është importuar nga Bullgaria, mbi 7.4 milionë tonë ndërsa në të njëjtën periudhë janë importuar rreth 500 mijë tonë nga Serbia dhe mbi 250.000 tonë nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Pjesën tjetër e mbeturinave në Maqedoni është importuar nga Turqia, mbi 32 mijë tonë si dhe nga vendet e Bashkimit Evropian si Franca, Gjermania, Greqia, Spanja, Italia por edhe Zvicra dhe shtete tjera./Telegrafi/

Exit mobile version