Site icon Telegrafi

Maqedonia ka 13300 ”robër modern”

Sipas përqindjes së qytetarëve që jetojnë në të ashtuquajturën ”robërinë moderne”, në maqedoni ka 13300 të tillë dhe radhitet në maje të listës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këto të dhëna janë publikuar në raportin më të ri të indeksit global të robërisë, për vitin 2016, që e publikon fondacioni austriak ”Walk Free Foundation”.

Sipas vlerësimeve të ekspertëve për të drejtat e njeriut, në njëfar mënyre, në robëri moderne, në botë jetojnë 45,8 milion burra, gra e fëmijë.

Maqedonia, Turqia dhe Rusia, janë të vetmet vende evropiane ndër 20 të ranguarit më lartë në listë./Telegrafi/

Exit mobile version