Telegrafi

”Maqedonia është irredentiste dhe falsifikuese e historisë”

Kryetari i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos asesi nuk është duke respektuar tentimet e Qeverisë së Maqedonisë dhe Greqisë për dialog në mes dy shteteve fqinje.

Në takim me presidentin e Polonis, Andrzej Duda, presidenti i Greqisë ka vazhduar ta ofendojë Maqedoninë duke e akuzuar për falsifikim të historisë.

”Maqedonia është duke thyer të drejtat ndërkombëtare dhe evropiane me falsifikimin e historisë dhe përdorimin e emrave të lashtë të shtetit tonë. Fqinjët tanë janë duke thyer rregullat e fqinjësisë së mirë”, tha Pavlopoulos, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Kështu u shpreh Pavlopoulos, i cili presidentit të Polonisë i tha se Greqia do të kishte kundërshtuar integrimin e Maqedonisë. Pavlopoulos i tregoi Duda-s edhe qëndrimet e Greqisë ndaj Shqipërisë dhe Turqisë.

Duda tha se dyert e BE-së duhet të jenë të hapura ndaj shteteve të rajonit. /Telegrafi/