Site icon Telegrafi

Maqedonia është e gatshme të ndihmojë Slloveninë për tu ballafaqur me fatkeqësinë

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska deklaroi se Maqedonia është e gatshme të ndihmojë Slloveninë në luftimin e fatkeqësisë dhe vërshimeve të mëdha që e përfshinë vendin pas stuhisë.

“Me keqardhje të madhe e përcjellim situatën në Slloveni, e cila u godit nga një stuhi e madhe dhe përmbytje. Ne nuk mund ta shikojmë këtë pa ofruar ndihmë. Ne jemi gati të japim një dorë dhe të ndihmojmë në përballimin e pasojave të kësaj stuhie dhe të tregojmë se miqtë e vërtetë e njohin njëri-tjetrin në kohë të vështira. Së bashku jemi më të fortë”, tha Petrovska.

Një numër i madh personash në Slloveni janë evakuar, ndërsa sipas informacioneve të deritanishme një person ka humbur jetën./Telegrafi/

Exit mobile version