Banorët e Tetovës, Gostivarit dhe Manastirit sonte po thithin ajër të ndtour.
Sipas matësve të cilësisë së ajrit, ndotje mesatare është evidentuar në Shkup, Kërçpvë, Kavadar, Strumicë, Koçani dhe Kumanovë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Problemi i ndotjes së ajrit është problem i kamotshëm i Maqedonisë. Shkupi ashtu sikurse qytetet tjera të Maqedonisë disa herë kanë qenë në listën e qyteteve me ajër më të ndotur në botë. Qeveria ka vendosur problemin e ndotjes së ajrit në prioritet qeveritar ndërsa opozita akuzon se asgjë nuk është ndërmarrë.
Edhe kryetari Stevo Pendarovski para disa javë mbajti takim me shoqatat ekologjike në mbledhjen e Këshillit për Siguri ku u diskutua për problemin e ndotjes së ajrit ndërsa shoqatat ekologjike atij i parashtruan katër kërkesa./Telegrafi/