Nga partia Maqedonia e Vetme kanë kërkuar nga kryeministri Zoran Zaev që ta pranoj kërkesën e të gjithë opozitës që të shpall zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
“E gjithë bota e dinë se pushtetit marionete e Zaevit është instaluar nga qendrat e huaja dhe nuk shpreh vullnetin e zgjedhësve dhe për këtë e vetmja zgjidhje është shpallja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, së bashku me ato presidenciale”, thonë nga Maqedonia e Vetme.
Nga atje thonë se Maqedonia e Vetme kërkon nga diplomatët e huaj që të ndalojnë me aktivitetet e tyre diplomatike të cilët nuk janë në përgjegjësinë e statusit të tyre diplomatik, sepse thirrjet e tyre për mos shpalljen e zgjedhjeve parlamentare është e patolerueshme dhe se nuk guxojnë të ndërhynë në politikat e brendshme të Republikës së Maqedonisë./Telegrafi/