Site icon Telegrafi

Maqedonia e Vetme: Zaev të tregojë sipas cilit nen të Kushtetuës do të shpenzojë 10 milion euro për fushatën e referendumit

Partia Maqedonia e Vetme ka thënë se “Qeveria Kukull në Shkup i obligoi të gjithë ministritë dhe organet tjera të shtetit të ndajnë mjete për fushatë për referendum dhe që do të arrijë shumën e mbi dhjetë milion euro duke marrë parasysh se vetëm nga një ministri Sheqerinska tashmë ka ndarë një milion euro para të popullit për fushatën e referendumit për ndryshimin e emrit dhe identitetit të popullit maqedonas”, thonë nga kjo parti.

Ata thonë ndarja e mjeteve për referendum nga buxheti i ministrive dhe organeve tjera shtetërore nuk ka bazë juridike, sepse, sipas tyre, edhe kundërshtarët e referendumit duhet të financohet nga ana e shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“I bëjmë thirrje Zaevi ta tregojë bazën ligjore me citim të ligjeve konkrete nga Kushtetuta që i japin të drejtë të shpenzojë 10 milionë në fushatë për referendum”, thonë nga kjo parti.

Ata shtojnë se fundi i Qeverisë Kukull po vjen dhe të gjithë, sipas tyre, që bëjnë vepër penale me shpenzimet nga buxheti i shtetit do të përgjigjen./Telegrafi/

Exit mobile version