Me intervistën e djeshme për gazetën greke, kukulla Zoran Zaev plotësisht i hapi kartat se me marrëveshjen e Prespës lind kombësi e re në shtetin e ri, thuhet në kumtesën e partisë pro ruse, Maqedonia e Vetme.
“Me këto deklarata për fshirje të maqedonasve nga harta botërore të kombeve, kukulla Zoran Zaev ka dashur ta bind liderin e partisë opozitare greke Kyriakos Mitsotakis të votojë në Kuvendin e Greqisë për ratifikimin e marrëveshjes së Prespës”, thonë nga Maqedonia e Vetme, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ata shtojnë se Zoran Zaevi e manipulon opinionin në Maqedoni se me marrëveshjen e Prespës është mbrojtur gjuha dhe identiteti maqedonas ndërsa në intervistën e tij për mediat greke këtë e demantoi.
Nga Maqedonia e Vetme thonë se me këtë veprim kryeministri i dhuron Greqisë historinë maqedonase./Telegrafi/