Telegrafi

Maqedonia e vetme: Zaev më kot qahesh nëpër korridoret në Bruksel

Nëpërmjet një njoftimi të partisë pro-ruse thuhet se “Zoran Zaev më kot vazhdon ta nënçmojë Maqedoninë në plan ndërkombëtar me lutjen e patronëve të tij të huaj në Bruksel për t’i dhënë datë për bisedime, dhe nëse s’bëhet kjo bie Qeveria”.

“Maqedonia e vetmi i bën thirrje Zoran Zaevit menjëherë të kthehet në vendlindje, dhe në vend që në Bruksel, këtu në Maqedoni ta udhëheqë luftën për qeverinë e tij. Është e palejueshme që të shëtisë në Bruksel dhe nga atje të ekspozojë shtetin e vet”, thonë nga Maqedonia e vetme, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga kjo parti thonë se çështja e Qeverisë së Maqedonisë zgjidhet në Maqedoni dhe jo në Bruksel dhe se Zoran Zaevi për politikat e tyre që fshiu gjithçka që është maqedonase duhet të ballafaqohet me popullin e Maqedonisë.

“Zaev më kot qan dhe lutën patronët tuaj nëpër korridoret e Brukselit për ta shpëtuar pushtetin kukull në Shkup. E fshive emrin, identitetin, historinë dhe traditën e popullit maqedonas”, thonë nga kjo parti duke shtuar se në vend sundon korrupsioni dhe krimi.

Në fund të njoftimi nga kjo parti thonë se populli maqedonas në zgjedhjet e ardhshme kuvendare do ta dënojë Zoran Zaevin./Telegrafi/