Site icon Telegrafi

Maqedonia e Vetme: Përgjegjësi për vjedhjet e parave të qytetarëve duhet të ketë

Përgjegjësi për vjedhjen e parave të popullit duhet të ketë, ndërsa vjedhjet nga pushteti do të konfiskohen jo vetëm nga qeveria e kaluar por nga të gjithë kriminelët gjatë 28 viteve, thuhet në deklaratën e Maqedonisë së Vetme.

Nga partia e Janko Baçevit thonë se vetëm nëse kthehet ajo që është vjedh, Maqedonia do të bëhet vend që e duan të gjithë populli i Republikës së Maqedonisë.

“Qeveria marionete e Zoran Zaevit është bllokuar në paligjshmëri, korrupsion dhe krimi po vazhdon ta hutojë opinionin me akuza ndaj ish-kryeministrit Nikolla Gruevski për blerjen e mercedesit luksoz me të cilin pa problem po vozitet Zoran Zaev, por edhe për disa shuplaka në komunën Qendër dhe më e reja nga dje është shfuqizimi i pagës së deputetit të Nikolla Gruevskit”, thonë nga Maqedonia e Vetme.

Nga atje shtojnë se manipulimet e Zoran Zaevit nuk kalojnë më. Zaev në fushatën parazgjedhore tha se Gruevski ka vjedhur pesë milionë euro dhe nëse LSDM formon qeveri do t’u merrte dhe konfiskohen./Telegrafi/

Exit mobile version