Telegrafi

Maqedonia e Vetme i ofron OBRM-PDUKM-së koalicion parazgjedhor, me kusht anulimin e marrëveshjeve me Greqinë dhe Bullgarinë

Maqedonia e Vetme e Janko Baçev i ofroi OBRM-PDUKM-së koalicion të përbashkët për zgjedhjet parlamentare të 12 prillit, ndërsa afati për marrjen e përgjigjesh është 48 orë.

Kushti është, siç ka vendosur Komiteti Qendror, anulimi i marrëveshjes me Greqinë për ndryshimin e emrit, anulimin e marrëveshjes me Bullgarinë, anulimin e regjistrimit të vitit 2002 dhe kryerjen e regjistrimit “që do të tregojë realisht numrin e popullsisë në Republikës së Maqedonisë”.

Kusht gjithashtu është një kusht që nëse koalicioni OBRM-PDUKM-Maqedonisë e Vetme fiton 61 vende, nuk do të ketë formimin e një qeverie me pjesëmarrjen e një partie shqiptare.

“Ky koalicion mund të sigurojë mbijetesën dhe prosperitetin e popullit dhe shtetit. Në radhë është OBRM-PDUKM. Atdheu po thërret”, thuhet në deklaratën e Maqedonisë së Vetme./Telegrafi/